Kinema, rikthehet Wolverine

05/01/2013 17:30

Në korrik të këtij vit do të shfaqet në sallat e kinemasë “The Wolverine”, filmi i radhës i bazuar në sagën e novelave grafike të Marvel.

Prodhimi i ri sheh kthimin e Hugh Jackman në rolin e mutantit më të famshëm, Logan, që këtë herë do të jetë në Japoni ku do të përballet me një figurë misterioze të së kaluarës së tij.

Përveç kthetrave të hekurta që i dalin nga duart, personazhi në këtë episod do të përdorë edhe shpatën tipike japoneze, që përdorej dikur nga samurajët.

Top Channel