Pasi kaluan festat e fundvitit në vend emigrantët shqiptarë kanë nisur
kthimin drejt shtetit grek, duke shënuar kështu edhe fluks në pikën e
kalimit kufitar të Kapshticës.

Ashtu si çdo vit edhe paraditja e kësaj të enjte ka bërë që qindra emigrantë të qëndrojnë në pritje para se t’u afroheshin sporteleve të kontrollit të dokumentacionit, pasi pala greke ka punuar me vetëm dy sportele dhe në momente të caktuara i ka reduktuar në vetëm një të tillë.

Sipas të dhënave nga pika doganore mësohet se në 24 orët e fundit kanë dalë përmes Kapshticës rreth 3100 persona. Ndërkohë që nga pala shqiptare janë vendosur 4 sportele në dispozicion të tyre duke mundësuar kalimin pa vështirësi, toka neutrale ka qenë e mbushur me automjete si pasojë e ritmeve të ngadalta me të cilat ka punuar pala greke.  

Top Channel