Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, reagon sërish Rama: Gjykatësi fillestar në Shqipëri merr 500 euro më shumë se kolegët në Greqi Aleanca Kuqezi ka reaguar jo vetem per qendrimet antishqiptare te
Partise se Ekstremit te Djathte ne Greqi Agimi i Arte, por ka denuar
edhe heshtjen e qeverise Berisha perballe tyre.
Ne faqen zyrtare te kesaj force politike ne Greqi, shqiptaret ishin cilesuar si “Komb Kacak qe nuk kane me se te mburren, si nje komb i bere nga Italia, nga zionistet amerikane dhe perandoria Osmane”.
“Përballë këtij sulmi të orkestruar politik e mediatik të nazistëve grekë kundër Kombit Shqiptar, Qeveria e Berishës hesht duke demonstruar nënshtrimin servil të saj ndaj Athinës dhe nazistëve Grekë. Aleanca Kuqezi i bën me dije nazistëve grekë të Agimit të Artë se Kombi Shqiptar është kombi më i vjetër, më i kulturuar dhe më proevropian në Ballkan dhe nuk ka asgjë të përbashkët me Kombin e Grek të falimentuar politikisht, ekonomikisht, institucionalisht e moralisht në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Nazistët grekë nuk mund të transferojnë dështimin e shtetit të tyre në trojet shqiptare dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë”, u shpreh Lisen Bashkurti Sekretar per Marredheniet Nderkombetare.
Perballe deklarates se Agimit te Arte qe e cilesoi te pabaze ceshtjen Came, aleanca tha se eshte turpi i Parlamentit shqiptar qe nuk po miraon rezoluten per kete ceshtje. AK tha se paralajmeron Agimin e Arte te mos tentojne te hapin degët e tyre brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar, në Himarë, Tepelenë, Gjirokastër e Sarandë, sikunder perfaqesuesit e saj kane deklaruar.
“AK paralajmëron nazistët grekë të Agimit të Artë të mos tentojnë të shtrijnë metastazat naziste brënda kufijve politik të shtetit shqiptar sepse Aleanca Kuqezi do i bëjë të kujtojnë humbjen tragjike në Betejën e Lëkurzit në fillim të shekullit të kaluar, lënien e kockave të fashistëve grekë të Metaksdasë në trojet tona gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dështimin fatal të monarko-fashsitëve greke në Shqipërinë e Jugut në vititn 1949. Nazistët grekë ta fiksojnë mirë në mëndje se në Shqipëri do i digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve do trëmbë vetëm qeverinë e shtetasit Berisha por kurrë Kombin e popullin shqiptar”, tha Bashkurti.
Aleanca tha eshte pro politikes se fqinjesise se mire, por vetem të bazuar në marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë dhe në interesat reciproke.
Top Channel