Gëzuar Vitin e Ri 2013!

01/01/2013 00:15

Gëzuar Vitin e Ri 2013! Prej pak çastesh kemi lënë pas 2012 dhe kemi
hyrë në një tjetër vit, për të cilin urojmë që të jetë më i mirë, të
sjellë më shumë gëzime dhe lumturi në familjet tona, të gjithësecilit
prej nesh.

Po leme pas nje vit te mbushur me gezime, suksese, por edhe deshtime e hidherime. Sepse e tille eshte vete jeta, me lumturi dhe ndonje lot. Te shpresojme dhe urojme qe 2013 te sjelle me shume gezim e lumturi se sa ky vit qe sapo iku.

Viti 2012 qe sapo lame pas ka qene nje vit qe shenoi 100 vitet e para te krijimit te shtetit shqiptar, do te mbahet mend si viti i 100 vjetorit te Pavaresise, si viti i festimeve te medha ne Vlore dhe ne Tirane, si viti qe per sadopak ka sjelle me prane shqiptaret me njeri-tjetrin.

Ne vitin 2012 shqiptaret shprehen edhe me fort krenarine e tyre kombetare, si nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan dhe Europe.

Viti 2012 shenoi edhe zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes se Shqiperise. Ndersa viti qe hyjme ne keto momente do te jete ai i nje parlamenti te ri, me zgjedhjet parlamentare te qershorit te ardhshem.

Viti 2012 shenoi per shqiptaret e Kosoves nje tjeter vit ne paqe dhe pavaresi, shenoi ngjarje te rendesishme ne rrugen e njohjeve dhe konsolidimit te shtetit te ri. Urojme qe 2013 te jete viti i pranimit te Kosoves si shtet ne te gjitha strukturat e rendesishme dhe thellimit te procesit te integrimit edhe te saj ne Europe.

Viti 2012 ka qene nje vit i veshtire edhe per shqiptaret e Maqedonise, por le ta mbyllim vitin qe shkoi me urimin qe 2013 te sjelle me shume te mira dhe emancipim edhe atje.2013 te jete nje vit i mbare per shqiptaret ne Mal te Zi, Presheve dhe kudo ku ata jetojne ne trojet etnike shqiptare.

Viti 2012 ka qene nje vit i veshtire per shqiptaret qe jetojne kudo ne Europe dhe me gjere, nje vit ne shenjen e krizes ne vendet fqinje ku ata jetojne. 2013 vjen me urimin qe viti i ri te sjelle me shume gezim, lumturi dhe begati ne familjet e çdo shqiptari qe jeton larg atdheut dhe shtepise se tij.

Pra, le te jete ky vit i ri nje vit i suksesshem per te gjithe, per kedo, ketu ne Shqiperi dhe kudo ku jeton. Shpresojme dhe urojme qe viti 2013 te sjelle me shume begati per te gjithe, te krijoje nje mjedis me te shendetshem social dhe ekonomik per cdo shqiptar, brenda apo jashte kufijve zyrtare te Republikes se Shqiperise, te jete nje vit qe te permiresoje ekonomite tona familjare dhe ne teresi, ate te te gjithe vendit.

Top Channel