Të mëdhenjtë në “Exclusive”

30/12/2012 17:15

Katër muzikantët e mëdhenj shqiptarë, Tedi Papavrami, Klajdi Sahatçi, Vlorent Xhafaj dhe Dorian Xhoxhi, të cilët qëndruan në Tiranë për disa ditë me radhë, vijnë sonte me rrëfimet e tyre në emisionin “Exclusive”.

Koncerti, që ata dhanë në Tiranë, do të transmetohet në Top Channel, në datën 2 janar, në kuadër të programeve festive të këtij ekrani.

“Talenti është i domosdoshëm, ashtu si disiplina dhe zgjuarsia, sepse nëse zotëron talent e disiplinë, por jo zgjuarsinë, atëherë nuk mund të bësh gjë, sepse merr rrugë të gabuara”, tha violinisti Tedi Papavrami.

“Në qoftë se jam sot këtu, jam sepse disa gjëra nuk i kam bërë kur kam qenë i vogël, por tashmë kam studiuar për këtë”, u shpreh Klajdi Sahatçi, edhe ky violinist.

“Talenti ka rëndësi, por edhe puna e faktet që ti i sjell në skenë janë të rëndësishme”, shtoi violinisti tjetër, Dorian Xhoxhi.

“Është shumë e rëndësishme të pranosh vetveten, kur je një artist. Të pranosh të mirat dhe difektet e tua, jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në skenë”, përfundoi Vlorent Xhafa, violinçelist.

Top Channel