Cmimet e frutave dhe perimeve këto ditë të fundit të vitit 2012 kanë pësuar rritje.

Në tregun e ish-uzinës “Dinamo”, një kilogram trangull shitet në ditën e parafundit të vitit 320 lekë, një kilogram domate 150 lekë. Ndërkohë që produktet e tjera kanë shënuar një rritje me 20 deri në 30 lekë.

Qytetarët, tregojnë të indinjuar se këto çmime janë tepër të larta për xhepin e tyre: “Të gjitha çmimet janë rritur. Gjynah për këtë popull.”

Por, ndërsa qytetarët ankohen, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili, shprehet se situata është nën kontroll dhe nuk ka rritje çmimesh.

“Situata është pozitive dhe pjesë të caktuara të tregut kanë shënuar edhe ulje. Tregtarët kanë treguar mirëkuptimin e duhur duke mos shfrytëzuar festat”, theksoi Vasili.

Ashtu si në prag të çdo feste, tregtarët e fruta-perimeve abuzojnë me çmimet duke u justifikuar se këto produkte janë importuar shtrenjtë. Cmimet kanë pësuar një rritje të shpejtë vetëm gjatë dy ditëve të fundit.

Top Channel