“Puff Daddy”, pushime në Karaibe

29/12/2012 21:30

Sean “Diddy” Combs, i njohur thjesht si “Puff Daddy”, ka vendosur që të kalojë këto ditë të ndërrimit të viteve në jahtin e tij me vlerë 72 milionë dollarë, nga ishulli piktoresk i St. Barts në Karaibe.

Këngëtari 43-vjeçar u fotografua nga paparacët ndërsa realizonte disa fotografi nga bordi i jahtit, me smartphone e tij.

Ajo që binte në sy, ishte luksi që rrethonte nga të gjitha anët këngëtarin e hip-hopit.

Reperi, publikoi disa prej fotografive më pas në rrjetin shoqëror “Twitter”.

 

Top Channel