McConaughey, baba për herë të tretë

29/12/2012 21:05

Aktori Matthew McConaughey u shndërrua baba për herë të tretë, konfirmuan gazetat rozë ditën e shtunë.

Bashkëshortja Camila Alves lindi gjatë ditës një foshnje, seksi i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Fëmija i bashkohet vajzës 3-vjeçare Vida dhe djalit, një vit më të madh, Levi.

30-vjeçarja Camila priti këto ditët të fundit të shtatzanisë në Ostin, Teksas, ku edhe realizoi lindjen.

Aktori hollivudian dhe modelja u njohën për herë të parë në vitin 2006, por u martuan në një ceremoni modeste vetëm në qershor.

Top Channel