Netët “live” të “The Voice”

28/12/2012 00:00

Nga sot, për pesë të premte radhazi, “The Voice of Albania” nis netët “live”.

Këngëtarët do të këndojnë “live” për publikun, mënyra më e vështirë e performimit, por edhe ajo që nxjerr në pah aftësitë e vërteta.

Secili prej tyre do të ketë vetëm tre minuta kohë për të treguar aftësitë vokale, ndërkohë që edhe orkestra do të luajë “live”.

Nga pesë këngëtarë për ekip, pas eliminimit do të mbeten nga katër për secilin prej tyre. Pra në total, do të jenë katër këngëtarët që do të largohen nesër.

Përpos performancave të garës, do të ketë edhe numra surprizë. Në këtë fazë të re të “The Voice”, skena do të jetë e rinovuar dhe orkestra e zgjeruar në numër.

Për publikun që dëshiron të komunikojë me “The Voice”, mund ta bëjë nëpërmjet komenteve në Facebook dhe Twitter. Gjithçka do të përcillet drejtpërsëdrejti së bashku me këngëtarët nga “Voice Room”, dhoma virtuale e “The Voice”.

Gjithçka “live” në këtë fazë, me sfida të reja për të përballuar në zbulim të Zërit të Shqipërisë.

Top Channel