Detektivi: Whitney Houston është vrarë

27/12/2012 14:50

Whitney Houston është vrarë, sipas një detektivi privat amerikan. Paul Huebl, siç publikon ‘The Sun’, ka gjetur prova, përfshirë edhe materiale filmike, që vërtetojnë se këngëtarja ishte viktimë e një sulmi nga dy burra të cilët ishin dërguar për të marrë një borxh që kishte lidhje me substanca narkotike.

Mendohet se Whitney Houston u kishte 1.5 milionë dollarë borxh disa trafikantëve të rrezikshëm para se të mësohej lajmi i vdekjes së saj në Los Angeles.

Huebl tha për ‘National Enquirer’: “Kam prova se Whitney ka qenë viktimë e një sulmi nga trafikantë droge, të cilët dërguan persona për t’i marrë asaj një shumë të madhe parash që ajo i detyrohej atyre.”

“Trupi i saj ka plagë klasike që i merr një person kur lufton për të mbrojtur jetën e tij. Provat do i shkojnë FBI-së në mënyrë që kjo çështje të rihapet”, shtoi detektivi.

Whitney Houston u gjet pajetë në vaskën e dhomës së saj të hotelit në shkurt të vitit 2012. Analiza toksikologjike tregoi se 48-vjeçarja kishte ndërruar jetë pasi ishte mbytur si pasojë e efektit të kokainës dhe problemeve me zemrën.

Top Channel