Kinema, në Krishtlindje fitojnë “Të Mjerët”

26/12/2012 19:45

Në Shtetet e Bashkuara, në vendin e parë të box office ditën e Krishtlindjes ka qenë “Les Miserables”, film i bazuar në romanin e të famshmit Victor Hugo.

Filmi me regji të Tom Hooper, me një kast madhështor aktorësh, vazhdon të shfaqet në 2.800 salla duke arkëtuar rreth 18 milionë dollarë.

Në vend të dytë renditet “Django Unchained”, një western që mban firmën e Quentin Tarantino, me 15.5 milionë dollarë të fituar. Vendi i tretë për “The Hobbit”, me 10.8 milionë.

Top Channel