Kidman, në Paris për “Grace of Monaco”

26/12/2012 19:35

Më 6 janar Nicole Kidman do të xhirojë në Paris skena të filmit të saj të ri ku interpreton Grace Kelly përkrah aktorit tjetër të njohur, Tim Roth.

Filmi i shumëpritur me regji të Olivier Dahan, pas xhirimeve në Itali është spostuar në kryeqytetin francez për disa skena në qendër të tij.

Stafi i producionit ka thirrur të paktën 140 dublues me karakteristika të caktuara, si për shembull që të kenë flokë natyrale për gratë.

Punimet për “Grace of Monaco”, pas xhirimeve në Bregun e Kaltër, Monako, Xhenova dhe Belgjikë, do të mbyllë kështu kapitullin në Paris.

Top Channel