Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili Princi Harry prej më shumë se katër muaj ndodhet me mision ushtarak në Afganistan, në “timonin” e një helikopteri luftarak Apache.
Mediat në Afganistan, Rusi, Indi, Amerikë dhe Australi raportojnë se Princi u kthye me sukses në bazë pas operacionit të parë luftarak kundër militantëve talebanë.
Megjithëse operacioni dhe vetë aktiviteti i Princit Harry në Afganistan mbeten top sekret, mediat britanike citojnë burime ushtarake të afërta me pinjollin e familjes mbretërore që thonë se ai mori pjesë në një operacion ajror kundër një grupi taleban.
Nga predhat e lëshuara prej Apachit të tij, mësohet se është vrarë një lider rajonal taleban dhe disa të tjerë, anëtarë të grupit militant.
Detyra e Princit Harry në krye të Apache është mbështetja ajrore për trupat e NATO-s në terren.
Top Channel