Klum dhe Seal bashkohen për Krishtlindje

24/12/2012 15:20

Në fillim të këtij viti Seal dhe Heidi Klum patën një divorc jo dhe aq miqësor, por këngëtari dhe modelja kanë vendosur të ribashkohen me rastin e Krishtlindjeve për hir të fëmijëve të tyre.

Seal dhe Klum gjenden aktualisht në Los Angeles dhe do të kalojnë festat së bashku me 4 fëmijët Leni, Henry, Johan dhe Lou.

Një burim tha për ‘New York Post’: “Ata po mundohen të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre.”

“Edhe pse Heidi Klum ka një marrëdhënie me truprojen e saj për momentin, Seal nuk është dorëzuar dhe mendon se mund ta rifitojë sërish ish-bashkëshorten e tij. Flasin në telefon rregullisht”, shtoi po i njëjti burim.

Top Channel