Kate Upton, poza me bikini në acar

24/12/2012 15:45

Kate Upton, një nga femrat më seksi të planetit, tregoi se është edhe trime pasi në temperatura disa gradë nën zero ka realizuar një set fotografik me bikini.

Modelja bukuroshe i realizoi fotot për revistën ‘Sports Illustrated’. Ajo u dërgua në Antarktidë në mënyrë që në sfond të dukeshin ajzbergët.

Në momentin që Upton merr poza në të ftohtë pothuajse e zhveshur, mund të shihen fotografët rrotull saj të mbështjellë mirë me xhupa.

Kate Upton është bërë e famshme pikërisht nga revista ‘Sports Illustrated’ dhe tashmë është një nga modelet më të vlerësuara në qarkullim.

Top Channel