FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Shqiptarët do të festojnë më varfër këtë fundvit, duke thyer kështu
traditën e tryezës se bollshme. Rritja e çmimeve ka kufizuar ndjeshëm
blerjet në tregje për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pasi siç
shprehen qytetarët, buxheti i tyre nuk përballon më shpenzime të
tepërta.
Kriza që ka përfshirë qytetarët e thjeshtë reflekton tek tregtarët me një rënie të madhe të fuqisë blerëse krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Çmimet e perimeve dhe frutave, vecanërisht ato që vijnë nga importi e që përbëjnë pjesën më të madhe të asaj çka ofron tregu janë shtrenjtuar me 25-30 për qind, me gjithe monitorimin qe ben bashkia e kryeqytetit per te mos lejuar spekullimet e tregtareve.
Në këto kushte, qytetarët rrëfejnë se këtë vit tryezës së festave të fundvitit do t’i mungojnë shumë gjëra.
Top Channel