Ja si Rihanna përshëndet fansat

23/12/2012 10:50

Rihanna po kalon disa ditë pushimi në vilën e shoqes së saj në Barbados dhe për të mos humbur kontaktin me fansat e saj, këngëtarja poston herë pas here foto nëpër rrjetet sociale.

Në Instagram, 24-vjeçarja postoi një foto që i linte shumë pak imagjinatës ku ka pozuar e shtrirë në një divan, e veshur me një kostum banjoje shumë provokues dhe duke pirë duhan.

Rihanna e ka bërë të zakonshme kthimin në vendlindjen e saj (Barbados) çdo fundviti edhe pse këtë vit pritej që të kalonte Krishtlindjet me Chris Brown.

Por ndarja e radhës nga këngëtari amerikan ka bërë që Rihanna të ecë me planin e zakonshëm.

 

Top Channel