Janinë-Kakavijë, merr flakë një autobus

20/12/2012 22:30

Një autobus shqiptar ka marrë zjarr në një prej tuneleve, që ndodhen në rrugën nacionale Janinë-Kakavijë, bëjnë të ditur mediat greke.

Sapo pasagjerët kanë parë flakë dhe tym nga pjesa e pasme e autobusit kanë lajmëruar shoferin, i cili ka ndaluar dhe ata menjëherë kanë braktisur mjetin. Megjithëse ka mbërritur menjëherë një makinë zjarrëfikëse nuk ka mundur të parandalojë zjarrin, që ka shkatërruar pothuajse të gjithë autobusin.

Gjithashtu është ndërprerë edhe qarkullimi i automjeteve të tjera në tunel, për shkak të rrezikut. Sipas policisë, të gjithë pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin e tyre me një autobus tjetër, ndërsa për shkaqet e rënies së zjarrit po heton policia e Janinës.

Ende nuk jepen të dhëna për emrin e kompanisë dhe çfarë destinacioni po kryente, përveç faktit që ishte autobus i një kompanie shqiptare.

Top Channel