Dhjetor “i nxehtë” në Majemi

20/12/2012 17:20

Ndërsa shumica dërrmuese e hemisferës veriore të planetit janë duke shijuar apo duke pritur dëborën në këto ditë të fundit të vitit, modelet e “Victoria’s Secret” janë të ngarkuara me punë, duke reklamuar veshjet e plazhit për sezonin e ardhshëm veror.

23-vjeçarja Erin Heatherton, ishte e fundit që u vendos në vëmendje, midis supermodeleve me famë botërore, ndërsa realizoi të mërkurën një seancë fotografike në plazhet e Majemit.

Një ditë më shumë pune për Heatherton, seanca e fundit e fotografive tregoi edhe një herë më shumë linjat e jashtëzakonshme të amerikanes.

 

Top Channel