Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Kur Matt Damon dhe Ben Affleck fituan një çmim “Oscar” për filmin “Good Will Hunting” në vitin 1997, dy shokët e fëmijërisë së rritur në Boston u përfshinë në thashethemet që përflisnin një lidhje homoseksuale midis tyre.
Zërat u shtuan edhe më shumë, pasi asnjëri prej dy aktorëve nuk denjoi ndonjëherë të komentonte rreth tyre.
Megjithatë, pas 15 vitesh pritje, të martën u publikua qëndrimi i parë i Damon, rreth homoseksualitetit të tij të përfolur, në një intervistë të cilën ai dha për revistën “Playboy”.
“Nuk i përgënjeshtrova kurrë ato zëra sepse u ofendova, por nuk doja që të ofendoja miqtë e mi homoseksualë, duke thënë se të jesh i tillë është diçka e keqe apo ndonjë lloj sëmundje. Në këtë kuptim, jam ndierë në një pozitë tepër të çuditshme”, deklaroi aktori 42-vjeçar, i martuar, baba i tre fëmijëve.
“Mendoj se kohët e fundit, ka pasur shembuj me të vërtetë pozitivë në këtë drejtim, me shumë persona të famshëm që kanë dalë dhe kanë mbrojtur homoseksualitetin e tyre. Ajo që bëri Anderson Cooper dhe Ellen DeGeneres ishte e fuqishme dhe tepër kurajoze, ashtu siç ka bërë më parë Elton John”, shtoi ylli i “Bourne Identity”.
Top Channel