Është mbretëresha e shndërrimeve në filmat e saj, por duket se Charlize Theron po shndërrohet edhe në jetën reale. Një nga aktoret më të bukura hollivudiane u fotografua në Beverly Hills të Kalifornisë duke mos e mbuluar kokën e saj ku shiheshin qartë thinjat.

37-vjeçarja ka prerë shumë shkurt flokët për një nga filmat më të fundit, por edhe pse me thinja, afrikano-jugorja është e mahnitshme si gjithmonë.

Filmi ‘Mad Max’ do të dalë në vitin 2014 dhe aktorja ka thënë se është e emocionuar dhe e frikësuar për faktin se si do të pritet nga publiku ky film për të cilin ajo ka “sakrifikuar” flokët.

“George Miller (regjisori) ka krijuar një personazh femëror të cilin unë nuk e kisha hasur kurrë më parë”, pati deklaruar Charlize Theron.

Top Channel