Rudina Iljazi, gruaja e dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj dy ditë më parë në Korçë është jashtë rrezikut për jetën.

Gjendja e saj eshte permiresuar dhe mjeket konfirmojne, qe edhe femija qe pret te linde eshte ne gjendje te mire.

Olsi Iljazi, bashkeshorti i 28-vjeçares e dhunoi barbarisht gruan e tij shtatzene duke e goditur me kembet e nje karrikeje. E gjithe banesa e prinderve te 28-vjecares eshte me shenjat e dhunes ekstreme. Shtatzena eshte goditur ne koke me mjete te forta. Te afermit e saj kerkojne vetem drejtesi.

Torturoi gruan shtatzënë, tenton vetëvrasjen

Tenton të vrasë veten në dhomat e paraburgimit Olsian Iljazi, 34-vjeçari
që dhunoi bashkëshorten barbarisht dy ditë më parë në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve jozyrtare, Iljazi i ka rënë për disa herë rresht murit me kokë dhe është dërguar menjëherë në spital. Mësohet se ai ka kaluar në gjendje të rëndë psikologjike pas aktit të një dite më parë. Olsian Iljazi dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij 28-vjeçare me sende të forta, Rudina Iljazi.

E dhunuara Rudina Iljazi, 28 vjeçe, ka shpjeguar për oficerin e policisë gjyqësore, se vjehrri e vjehrra i kishin kërkuar të bënte ndonjë punë nëpër shtëpi, pasi sipas tyre, që kur kishte shkuar nuse në atë shtëpi, nuk kishte prekur asnjë punë. Për këtë arsye, prindërit e të shoqit kanë debatuar ashpër me nusen e re të shtëpisë, veprime të cilat kanë sjellë reagimin e 28-vjeçares.

Ajo ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit dhe për këtë arsye ka shkuar te prindërit e saj, duke u shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Ndërsa burri i saj është telefonuar nga prindërit e vet, të cilët i kanë treguar për debatin me nusen dhe në këto kushte mendohet se ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj.

Ai ka pretenduar para policisë se kishte shkuar për të rimarrë gruan e tij, por pasi ajo nuk ka pranuar, në debat e sipër, ka humbur kontrollin dhe e ka goditur me një shkop që kishte marrë në grumbullin e druve, që ndodhej para banesës. Ndërsa një ditë më vonë, ai ka shprehur pendesën, duke tentuar të vetëvritet dhe nga plagët e marra ka përfunduar në spital.

Top Channel