Supermodelja këshillon të rejat: Mos u bëni si unë

13/12/2012 19:20

Një modele e “Chanel”, “Balmain” dhe një “ëngjëll” i “Victoria’s Secret”, Cameron Russell paralajmëroi të gjithë të rejat që ëndërrojnë rrugën e saj kundër kësaj karriere.

Në një fjalim në kuadrin e një konference të përvitshme mode në Palm Springs, SHBA, 25-vjeçarja foli për rëndësinë e zgjedhjes së një karriere, të “cilën mund ta kesh nën kontroll”.

“Do të pyesja vajzat e reja se përse duhet të bëhen modele, kur kanë në dorë të behen gjithçka tjetër”, deklaroi supermodelja.

“Edhe nëse në fund ia arrin t’ia dalësh, është njësoj sikur qëllimi i jetës tënde të jetë fitimi i një llotarie. Dua të them, që shanset  janë shumë të pakta, shumica e atyre që i hyjnë kësaj rruge mbeten në mes dhe edhe nëse ia del të bëhesh një modele, mes impenjimeve dhe kufizimeve të profesionit, jeta është me të vërtetë e vështirë”.

Top Channel