Bar Rafaeli, Krishtlindje të “nxehta”

13/12/2012 20:20

Si një modele e ‘Victoria’s Secret’, jemi mësuar që Bar Rafaelin ta shohim duke u zhveshur në shumë reklama, por kësaj radhe bukuroshja nga Izraeli zhvishet për periudhën festive të fundvitit.

Reklama nis me 27-vjeçaren duke ecur në rrugë me rrobat e Babagjyshit të Vitit të Ri, por me të mbërritur në apartament nis “striptizmin”.

Duket se Bar Rafaeli është shumë krenare për reklamën e saj më të fundit pasi në Twitter ka postuar linkun në mënyrë që të gjithë ndjekësit e saj ta shohin videon.

Bar Rafaeli ka fituar edhe më shumë famë nga lidhja e saj me aktorin Leonardo DiCaprio.

Top Channel