Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Ai është i famshëm për personazhet e tij të fortë në filma, por kur bëhet fjalë për familjen, Hugh Jackman është shumë i ndjeshëm.
Gjatë një interviste televizive, protagonisti i sagës ‘X-Men’ u përlot kur kujtoi ditën që nëna e tij e braktisi duke e lënë vetëm me babanë dhe 4 vëllezërit e tij më të mëdhenj.
Aktori 44-vjeçar po promovonte filmin “Të Mjerët” kur nisi të tregonte detajet e fëmijërisë së tij: “E mbaj mend nënën kur më tha mirupafshim dhe nuk u kthye më. Ika në shkollë dhe kur u ktheva nuk e gjeta në shtëpi. Isha 8 vjeç. Ditën tjetër na erdhi në shtëpi një telegram nga Anglia dhe kjo ishte e gjitha.”
Më tej, australiani deklaroi se babai është heroi i tij: “Babai është një shkëmb i vërtetë. Nga ai kam mësuar se ç’është besnikëria. Ai gjithmonë më kujton se familja është para karrierës.”
Për këtë arsye Jackman ka thënë më parë se kurrë nuk kalon më shumë se 2 javë larg bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të adoptuar.
Top Channel