Barrymore prezanton të bijën me botën

12/12/2012 19:50

Hollivudiania Drew Barrymore foli për emocionet e veçanta të të qënit nënë, ndërsa i prezantoi botës vajzë e saj Olive.

37-vjeçarja fitoi koopertinën e revistës “People”, duke përkëdhelur të porsalindurën, fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Will Kopelman.

Në intervistën në brendësi të revistës, aktorja përshkruante se nuk e kishte imagjinuar kurrë se sa shumë do të ndryshonte jeta e saj pas krijimit të një familje.

“Nuk munda të haja apo flija pothuajse fare për dy javë. Isha thjesht jashtëzakonisht nervoze. Jam shumë e emocionuar, pasi më duket sikur ka ndodhur një mrekulli. Gjithmonë kam dashur një shtëpi dhe ambient tradicional për të rritur fëmijën tim dhe jam me fat në këtë drejtim, pasi Will është një njeri shumë familjar dhe i rritur në një mënyrë që e bën ta vlerësojë jashtëzakonisht familjen”, deklaroi Barrymore.

Aktorja shpjegoi edhe arsyen përse zgjodhi emrin e pazakontë Olive për të bijën. “Nuk e kisha menduar kurrë si emër, por kur isha tre muajshe shtatzanë, po lexoja një libër së bashku me bashkëshortin, ku thuhej se në atë moment fëmija kishte përmasat e një ulliri (olive, ulli në anglisht). Nuk e di përse na goditi kjo fjalë dhe vendosëm ta zgjidhnim si emrin e vajzës sonë”.

Top Channel