Macja e Kim Kardashian, dhuratë që show girl-i amerikan e mori nga i dashuri i saj Kanye West në muajin shtator, “vdiq” vetëm pas 4 muajsh jetë.

Lajmi tragjik iu komunikua fansave nga vetë Kim me anë të një statusi në rrjetin social Twitter, ku 31-vjeçarja shkruan se ndjehet shumë e hidhëruar për “ndarjen e parakohëshme nga jeta të Mercy-s” (emri i maces persiane).

Kim mori dhuratën e veçantë në muajin shtator të këtij viti, por e kishte të pamundur të kujdesej personalisht për të pas pak ditë më vonë zbuloi se ishte alergjike ndaj felinit.

Fotot e Kim me macen e dhuruar nga i dashuri i saj këngëtar bënë xhiron në internet në ditët e shtatorit.

Top Channel