Zhduken rrapet në Drino dhe Vjosë

07/12/2012 00:00

Lugina e Drinos dhe Vjosës po zhvishet plotësisht nga bimësia pas
tharjes së qindra rrapeve në të dyja anët e lumit. Specialistët kanë
menduar të zëvendësojnë bimësinë duke mbjellë plepa por që luginës ti
rikthehet gjelbërimi do të duhen të paktën 5 vite.

Shkatërrimi i pyjeve te rrapit që 3 vite më parë mbulonte të gjithë luginën e Drinos dhe të Vjosës përparoi me një ritëm të shpejtë.

Një pjesë e specialistëve të pyjeve mendojnë se tharja erdhi si shkak i një sëmundjeje botërore të panjohur të rrapit ndërsa biologët në Universitetin e Gjirokastrës e lidhin fenomenin edhe me ndotjen masive të ujërave nëntokësorë në të gjithë luginën që çoi në degradimin e sistemit rrënjor të kësaj peme.

Aktualisht pemët që vijuan tharjen gjatë vjeshtës po priten për t’u shitur si dru zjarri ndërsa ekzemplarët e parë të plepit do të mbillen në një pjesë të luginës gjatë muajit dhjetor.

Top Channel