Arsyet e Biel për t’u martuar

07/12/2012 11:50

Aktorja Jessica Biel dha disa arsye të rralla se përse duhet të jesh i martuar, në një intervistë për revistën “Elle”.

Bashkëshortja e këngëtarit Justin Timberlake, në intervistën që shoqërohej me disa fotografi tërheqëse të saj të papublikuara më parë, deklaroi se midis të tjerave, gjëja që i pëlqen më shumë tek martesa është fakti se mund të notojë nudo përkrah partnerit të saj.

Gjithashtu, 30-vjeçarja u shpreh se i pëlqejnë bisedat mbi shtëpiake dhe ato mbi jetën e përditshme.

”Martesa, për mua është që të kesh përkrah një njeri me të cilin të ndash aventurat, me të cilin mund të notosh nudo dhe të bësh gjëra të tilla. Martesa, është gjithashtu të kesh dikë përkrah për të hapur një kavanoz apo konservë të cilën nuk e hap dot vetë”, deklaroi Biel.

Top Channel