Alarmi për bombë në Gjykatën e Tiranës,fals

05/12/2012 00:00

Një alarm për bombë në Gjykatën e Tiranës ka vënë në alarm blutë e
kryeqytetit. Sipas policisë, alarmi është dhënë përmes një telefonate
anonime që fliste për një sasi eksplozivi të vendosur në ambientet e
gjykatës.

Menjëherë forca të shumta bënë evakuimin e personelit të gjykatës duke ndërprerë në këtë mënyrë aktivitetin dhe seancat gjyqësore të planifikuara për ditën e sotme.

Ndërkohë, forcat xheniere kontrolluan ambientet dhe nuk gjeten asnje lende plasese ne ndertesen e Gjykates.

Top Channel