“Fauda” rikthehet me hakmarrje, sezoni i pestë vjen me mision të ri pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023
Kanë kaluar tetë vite nga hera e fundit që ishte ngjitur në skenë, por në rikthimin e saj Shania Twain është shfaqur më në formë se kurrë.
Në Caesars Palace të Las Vegas, këngëtarja 47-vjeçare doli në skenë me një kostum pas trupi duke treguar format e saj perfekte.
“Kjo është një mbrëmje shumë emocionuese. Ka shumë vite që nuk kam dalë në skenë dhe tani po e kuptoj se çfarë kam humbur”, tha këngëtarja kanadeze.
Gjatë performancës, 47-vjeçarja këndoi disa nga hitet e saj më të njohura si That Don’t Impress Me Much, Come On Over dhe You’re Still the One.

Shania Twain ka shitur më shumë se 75 milionë albume në të gjithë botën.

Top Channel