Rita Ora mbërrin në Shqipëri

28/11/2012 18:00

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, ka mbërritur në Shqipëri.

22-vjeçarja me famë botërore ka shkruar në Twitter rreth orës 16:00: “Sapo kam zbritur në tokën shqiptare.”

Rita Ora, e cila ka pasur ditëlindjen ditën e hënë, do të këndojë disa nga hitet e saj më të famshme në koncertin festiv që do të organizohet mbrëmjen e sotme në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Top Channel