Fyle: Statusi, ka ende shanse

26/11/2012 23:30

Shqipëria ka ende mundësi për të marrë statusin e kandidatit për integrim në Bashkimin Europian, ka thënë komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Shtefan Fyle, por nuk nuk do të hapen bisedime me Shqipërinë për integrim që tani.

Gjatë fjalimit të tij, drejtuar shoqërisë civile në Zagreb, komisioneri Fyle ka folur për tërë Ballkanin, duke kërkuar që Kroacia të jetë një shembull, por kritikat e tij kanë qenë të ashpra.

Për Shqipërinë ka thënë se ka pasur reforma. “Shqipëria ka bërë një progres domethënës gjatë vitit të kaluar, duke theksuar marrëveshjet ndërmjet partive për procesin e reformave në procesin e integrimeve në Bashkimin Europian, sikurse edhe në sjelljen e një numri reformash themelore, që janë mbuluar nga opinoni i Komisionit si prioritete kyce. Ne nuk jemi duke propozuar që të hapim negociatat tani për integrim, por statusi i kandidatit është i arritshëm”, ka thënë Fyle në fjalimin e tij.

Ndërkaq, për Kosovën ka theksuar se Komisioni ka bërë studimet e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe kjo mund të arrihet në mëyrë neutrale ndaj statusit. Një gjë e tillë, ka thënë Fyle, për Kosovën mund të bëhet pas zgjidhjes së prioriteteve afatshkurtra në fusha të rëndësishme.

Ai ka thënë pas takimeve me krerët kroatë dhe gjatë vizitës së bërë për tërë Ballkanin Perëndimor, se më e rëndësishmja është vendosja e rendit dhe ligjit dhe ky do të jetë prioritet i Bashkimit Europian.

Top Channel