“Fauda” rikthehet me hakmarrje, sezoni i pestë vjen me mision të ri pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023
Chris Brown anuloi një koncert të parashikuar për t’u mbajtur në Guajana në Amerikën Latine pas protestave të shoqatave të mbrotjes së grave në vend.
Organizatorët e koncertit thanë se këngëtari amerikan vendosi të tërhiqej nga koncerti pasi ndjehej i shqetësuar nga protestat.
Shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të grave në Guajana (shteti i vogël në veri-perëndim të Amerikën Latine) protestuan kundër Chris Brown për dhunën që ky i fundit ushtroi ndaj këngëtares Rihanna në vitin 2009, kur edhe ishin të lidhur bashkë.
Chris u shpall fajtor për dhunën ndaj Rihanna-s atëherë, por muajt e fundit dy ish-ët kanë rivendosur kontaktet, madje edhe duke bashkëpunuar në disa këngë.
Top Channel