Lavigne, në turin e të dashurit të “Nickelback”

23/11/2012 19:20

Këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne dhe i dashuri i saj, këngëtari i “Nickelback” Chad Kroeger, duken gjithmonë e më të dashuruar midis tyre, ndërsa u fotografuan në mbërritjen e tyre në Sidnej.

28-vjeçarja është duke shoqëruar Kroeger në turin e grupit të tij, duke sakrifikuar disa shfaqje të sajat, në një gjest të rrallë dashurie, sidomos në botën e personave “VIP”.

Çifti u fotografua në mbërritjen e tij në aeroport, të shfaqur gjatë të gjithë kohës duke u mbajtur përdore, e të veshur me dy t-shirt te ngjashme.

Top Channel