Në ditët e fundit të vitit kryetari i opozitës, Edi Rama ka thirrur disa nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në një takim larg syve të medias, në Golem të Durrësit.

Edhe pse nuk ka asnjë deklaratë zyrtare rreth takimit, mësohet se ky është takimi i dytë i këtij lloji pas mbledhjes së ngjashme që u zhvillua në Korçë në fund të muajit gusht.

Burime të Top Channel kanë mësuar se temë e diskutimit të sotëm kanë qenë rezultatet e sondazheve të brendshme të Partisë Socialiste dhe strategjisa që opozita do të ndjekë në muajt në vazhdim, që do të paraprijnë zgjedhjet e 23 qershorit.

Top Channel