Kristen Stewart, film në Bollivud

22/11/2012 20:00

Kristen Stewart do e shihte me sy të mirë interpretimin në një film të Bollivudit. Protagonistja e sagës ‘Twilight’ është shprehur se do të kishte dëshirë të ishte pjesë e një filmi indian.

“Nëse dikush më ofron një skenar të mirë, do e pranoja me kënaqësi. Do më pëlqente shumë të luaja përkrah Hrithik Roshan sepse është një aktor i mrekullueshëm”, deklaroi Stewart siç publikon ‘The Sun’.

Gjithsesi, duket se aktorja nuk ka kohë për një projekt indian pasi mësohet se do të interpretojë në filmin ‘Focus’, me Ben Affleck.

Gjithashtu do të jetë pjesë e pjesës së dytë të filmit “Borëbardha dhe Gjahtari”.

Top Channel