Fergie nxjerr në treg parfumin e ri

21/11/2012 14:15

Fergie ka tërhequr vëmendjen e të gjithë meshkujve me foton e parfumit të ri që ka nxjerrë në treg.

Vokalistja e Black Eyed Peas shfaqet me një minifund të zi dhe me një xhaketë të bardhë në një pozë provokuese.

Parfumi Viva është i treti që 37-vjeçarja amerikane nxjerr në treg dhe pritet që së shpejti të lançojë edhe linjën e saj të kozmetikeve.

Top Channel