Elbasan, 10 trupa do të interpretojnë në “Skampa”

20/11/2012 00:00

Eshte çelur në teatrin “Skampa” të Elbasanit edicioni i 14 i Festivalit
Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor. Ne edicionin e sivjetshem te ketij
festivali do te performojne 10 trupa teatrore nga vende te ndryshme si
Kosova, Maqedonia, Armenia, Rumania, Italia etj.

Sic eshte bere tashme tradite fjalen e hapjes e mbajti kryetari i bashkise Qazim Sejdini.

Ne naten e pare te festivalit u ngjit ne skene trupa e Teatrit Kombetar te Maqedonise. Me regji te Saulius Varnas u shfaq per publikun “Miss Xhuli” e August Stindberg. “Miss Xhuli” eshte nje tragjedi me nje akt, e cila paraqet nje portret te sinqerte te mendimeve me intime te njeriut.

Tek “Miss Xhuli” Stindberg ka popullarizuar nje nga problemet me jetesore te kohes tone dhe i ka dhene botes nje veper te fuqishme ne kuptimin emocional. Ne 20 nentor do te ngjitet ne skene Teatri Profesionist “Estref Begolli” i Pejes me vepren e Dario Fo “Cifti i hapur” dhe Teatri “Skampa” i Elbasanit me “Emil” te Ruzhdi Pulahes

Top Channel