Theron befason e qethur zero

19/11/2012 18:40

Një aktore e famshme për hiret e saj të jashtëzakonshme, Charlize Theron u shfaq pa flokë në një drekë përkrah nënës së saj Gerda.

37-vjeçare, e cila preu flokët e saj më parë gjatë javës për t’u përshtatur me rolin që do të luajë në filmin e saj të ardhshëm, “Mad Max: Fury Road”, dukej e natyrshme dhe e qetë edhe me pamjen e saj të re të pazakontë.

E fotografuar gjatë drekës, bukuroshja afrikanojugore u shfaq e qetë dhe e përfshirë nga biseda me të emën, shoqëruar me një shishe verë.

Në filmin që do të nisë së shpejti nga xhirimet, 37-vjeçarja Theron luan rolin e një të sëmure, e cila në fund ndërron jetë.

Top Channel