Mes miqve dhe kolegëve të tij me të cilët ka ndarë skenën dhe ka punuar
për dekada të tëra, aktori dhe regjisori i njohur Mevlan Shanaj ka
promovuar në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillohet
aktualisht Panairi i 15-të i Librit,  botimin e tij “Ekrani është vetë
ëndrra”.

Sipas autorit mungesa e një libri të tillë në Shqipëri dhe dëshira për t’u ardhur në ndihmë atyre që duan të eksplorojnë ekranin, e kanë shtyrë për ta shkruar atë.

“E veçanta është se në bibliotekat e shqipfolësve nuk ekziston një libër i tillë. Unë studentëve u jap në mënyrë të organizuar mënyrën se si shkohet për tek filmi dhe cila është rruga që e bën këtë magji të përjetshme. Qëllimi është ta shohim paksa filmin nga brenda, jo nga ekrani. Dëshira ime ishte ta lija këtë dokument të munguar dhe me këtë rast trokita në disa vende për ta realizuar, por Top Channel e mundësoi dhe e falenderoj”, tha Shanaj.

Bazuar ne pervojen e tij te gjate, Shanaj ka dashur te ndaje me studentet e filmit dhe gjithe te interesuarit, nje botekuptim me te gjere per ate çka ndodh gjate realizimit te nje filmi, duke e njohur lexuesin me te gjitha problematikat apo edhe te vecantat e tij.

Top Channel