“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalohet”, Rama në OKB: Na nevojitet inteligjencë artificiale e verifikueshme Pas arrestimit të pesë punonjësve të CEZ Shpërndarje, punonjës të kësaj kompanie në Durrës kanë reaguar menjëherë.
Ata janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Sipas protestuesve, pesë të arrestuarit janë krejtësisht të pafajshëm dhe thjesht kanë kryer detyrën e tyre, duke zbatuar urdhrat e dhënë me shkrim nga eprorët përkatës.
Elektricistët durrsakë thonë se kolegët e tyre janë në polici, ndërsa përgjegjësit e vërtetë të situatës qëndrojnë të pacënuar.
Kompania CEZ Shpërndarje akuzohet se ka kryer shkelje kontraktuale, duke mos informuar paraprakisht Ujësjellës Kanalizime Durrës sh.a për veprimin e ndërmarrë, duke shkelur haptazi ligjin dhe cënuar një shërbim publik, jetik për popullatën.
Top Channel