Dy statuja dylli për Rihanna
14/11/2012 15:15
Muzeu i statujave të dyllit të personazheve të famshëm, Madame Tussauds, zbuloi dy statuja të reja të këngëtares Rihanna me dy nga kostumet që ka përdorur në koncertet e saj.
Këto statuja ndodhen në muzeun e Las Vegasit, ku gjenden edhe punimet e këngëtareve të tjera të famshme si Lady Gaga, Gwen Stefani, Fergie dhe Britney Spears.
Sipas faqes zyrtare të muzeumeve Madame Tussauds, procesi i krijimit të një statuje dylli përfshin 2 skulptorë, një fotograf dhe një asistent që bëjnë rreth 200 matje të një personazhi të famshëm, i cili qëndron ulur për rreth 3 orë.
Top Channel