Channing Tatum, mashkulli më seksi në botë

14/11/2012 20:10

Channing Tatum është shpallur si mashkulli më seksi në botë për vitin 2012 nga revista ‘People’.

Aktori 32-vjeçar ka lënë pas në renditjen e revistës amerikane aktorët Chris Hemsworth, Matt Bomer dhe Denzel Washington.

“Në fillim mendova se ishte shaka. Madje edhe bashkëshortja ime nuk e besonte që unë mora një çmim që më parë është fituar nga Brad Pitt”, deklaroi protagonisti i ‘Dear John’.

Top Channel