Është i lidhur ngushtë me kërkimet shkencore emri i Gjerak Karaiskaj, por në fakt ai është edhe shkrimtar i letërsisë artistike. “Ferma e dijes” është romani që promovoi. Një libër mbi diktaturën, që të bën të reflektosh, i shkruar me nota humori dhe sarkazëm.

“Secili e mendon vet se cili është formalisht, por unë kam patur parasysh një grupim njerëzish, të cilët përbëjnë një fermë, por ku punohet për dijen. Por, faktikisht, kjo fermë nuk ndryshon nga fermat e tjera, ku punohet për probleme të tjera sociale si bujqësia etj. Kjo fermë më duket mua sikur bashkon të dy epokat nëpërmjet dijes pa dije, që kalon nga periudha e hershme deri në ditët e sotme, përbën boshtin e këtij tregimi” tha Gjerak Karaiskaj, autor i librit.

“Ferma e dijes” publikohet nga Botimet Dudaj, me redaktim të Behar Gjokës. Botime të tjera të profesor Karaiskaj, të letërisë artistike, janë vëllimet me tregime “Horriada” dhe “Zv. Krimineli”.

Top Channel