“Fauda” rikthehet me hakmarrje, sezoni i pestë vjen me mision të ri pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023
Daniel Craig është bërë i njohur në kinematografinë botërore që kur ka marrë përsipër rolin e James Bond në tre filmat e fundit të sagës dhe si një figurë e respektuar aktori britanik i ka hapur rrugën këngëtares Rihanna për të qenë pjesë e filmit të ardhshëm.
Craig është shprehur në një intervistë për Globalgrind.com se Rihanna do të ishte perfekte për të luajtur rolin e “vajzës-Bond”.
Kur u pyet se kush do të ishte më e përshtatshme si e dashura e agjentit 007 mes Rihanna dhe Beyonce, aktori theksoi: “Mendoj se Rihanna sepse është më e “pistë”.”
Në vitet e fundit “vajza-Bond” është interpretuar nga aktore si Honor Blackman, Jane Seymour, Halle Berry dhe Ursula Andress.
Top Channel