Selena Gomez lë Justin Bieber-in

11/11/2012 13:00

Justin Bieber, idhulli i adoleshenteve, është lënë nga e dashura e tij Selena Gomez. Aktorja dhe këngëtarja 20-vjeçare nuk kishte më besim tek partneri i saj dhe për këtë arsye i ka dhënë fund lidhjes.

Sipas ‘The Sun’, burime pranë Selena Gomez theksojnë: “Ajo e la një javë më parë. Qëndronin shumë larg njëri-tjetrit dhe marrëdhënia u bë e vështirë. Ajo nuk kishte më besim tek ai.”

“Selena e ka shumë të vështirë sepse e dashuron atë, por nuk mund të vazhdohej në këtë mënyrë”, shton burimi.

Ndërkohë, Justin Bieber po del me modelen 19-vjeçare të Victoria’s Secret, hungarezen Barbara Palvin.

Top Channel