Robbie Williams sulmon Jessie J
11/11/2012 13:20
Robbie Williams ka sulmuar këngëtaren Jessie J duke u shprehur se ajo nuk do të durojë edhe shumë kohë në botën e spektaklit.
I pyetur për patrioten e tij në një emision televiziv hollandez, britaniku tha: “Nuk e ka shumë të gjatë. Është e mrekullueshme, por i jap edhe 18 muaj kohë.”
Ish-pjesëtari i grupit Take That sapo ka nxjerrë albumin e tij të ri me titull ‘Take The Crown’ dhe është numri 1 në renditjen e Mbretërisë së Bashkuar.
Top Channel