Nis festivali mbarëkombëtar i dramës

11/11/2012 21:47

Ka ngritur siparin festivali mbarëkombëtar i dramës, që do të zhvillohet në Tiranë nga data 10-20 nëntor.

Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, trupat teatrale nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia do të sjellin pjesë shqiptare, me tematikë historinë e vendit.

“Drama shqipe vjen si mozaik i teatrit shqipfolës në këtë 100 vjetor dhe 19 trupat profesioniste do të performojnë në skenën e Teatrit Kombëtar, duke trajtuar nëpërmjet larmisë artistike historinë tonë të lashtë, realitetin shqiptar dhe kulturën tonë të hershme”, tha Kristaq Skrami, drejtor i TK.

Në ditën e parë të festivalit u vu në skenë premiera “Ëndrra e Ismail Qemalit”, për të çelur festivalin. Një dramë nga Bashkim Kozeli, me regji të Spiro Dunit dhe skenografi të Ilirjan  Sadikut. Ndër aktorët: Fatos Sela, në rolin e Ismail Qemalit, dhe Roland Trebicka, në atë të Seit Beut.

Top Channel