Fotot e para nga “Hangover 3”

09/11/2012 21:40

Djemtë e “Hangover” janë kthyer sërish dhe regjisori Todd Philips ka postuar në profilin e tij të Instagram-it foto nga sheshxhirimi.

“Kopeja e Ujqërve” do të vazhdojë aventurat e çmendura në filmin që pritet të shfaqet për herë të parë në maj të vitit 2013.

Bradley Cooper, Ed Helms, Justin Bartha, Zach Galifianakis dhe Ken Jeong do të jenë sërish pjesë e kastit pas suksesit të dy filmave të parë.

Top Channel